Ergys Kaçe mbetet kryefjala e merkatos per skuadren e PAOK-ut. Edhe pse disa dite me pare u fol per nje interesim te mundshem te Chelseat, portali grek "Sportdog.gr" zbulon se skuadra londineze nuk ka bere ende asnje hap konkret per te siguruar sherbimet e 20-vjeçarit. Klubi nga Selaniku kerkon ta mbylle me çdo kusht ne janar largimin e djaloshit korçar per t’i vene kapak kesaj çeshtjeje por, media ne fjale shton se vlera e kartonit te tij ka rene nen çmimin e pretenduar nga PAOK-u sepse ofertat nuk shkojne me shume se 500 mije euro, ndersa disa klube te tjera kerkojne huazimin e tij. Greket synojne 2 milione euro nga shitja e mesfushorit shqiptar dhe shume shpejt pritet te nisin negociata me klube italiane apo dhe turke qe duan sherbimet e tij, pa pritur Chelsean.
|