Kanada 2015/ Norvegji – Shqiperi 7-0 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 26 Tetor 2013 21:16 |  |  |  | |
Shqiperia e femrave ka marre nje tjeter humbje ne eleminatoret qe vlejne per boterorin “Kanada 2015”. Norvegjia nuk eshte kursyer por i ka shenuar vajzave kuqezi 7 gola pa i lejuar te bejne asgje. Shqiperia ka pesuar ne Sarpsborg nje humbje te thelle pa marre asgjhe pas tre ndeshjeve. Skuadra e drejtuar nga Rraklli eshte ende larg nivelit ku nevojitet te luash ne te tilla prezantime nderkombetare ndaj dhe ne te ardhmen duhet punuar fort. Ndeshja e ardhshme e Shqiperise zhvillohet te merkuren, me 30 tetor ne stadiumin “Niko Dovana” ne Durres, kunder Greqise, nje takim ku synohen piket e para per prestigj.
 |