Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula jane dy lojtaret shqiptare qe luajne ne Bullgari per Liteksin. Te dy kane qene protagonist ne fitoren qe kjo skuader ka marre ndaj Ludogorets ne sfiden qe ka vlejtur shume ne luften per titull. Jurgen Gjasula ka shenuar nje nga kater golat e shenuar nga Liteks ndersa Vajushi ka qene protagonist ne nje rast tjeter duke dhuruar nje asis per Manolov. Gjasula ka shenuar golin e trete me 11-metersh dhe ka marre vleresime maksimale per lojen e zhvilluar ne mesfushe. Liteksi me kete fitore ka marre kryesimin e tabeles ne Bullgari se bashke me Ludogorets, skuadren qe e rivalizon ne luften per titull. Te dy shqiptaret po bejne jashtezakonisht mire me Liteksin skuader qe po e ndihmojne te kete nje ecuri fantastike.
|