Zyrtare/ De Biazi rinovon edhe per dy vite me Shqiperine | ||||
|
Xhani De Biazi dhe FSHF kane zyrtarizuar marreveshjen. Te dielen pasdite eshte arritur akordin perfundimtar dhe eshte realizuar marreveshhja qe do te mbaje ne Shqiperi teknikun italian edhe per dy vite te tjera. De Biasi do te udheheqe keshtu Shqiperine edhe gjate eliminatoreve per kampionatin europian, Euro 2016 dhe ne rast kualifikimi per ne Europian, kontrata do t'i shtyhet edhe me 1 vit. De Biazi te merkuren do te vij ne Tirane per te bere nje tjeter prezantim dhe per te firmosur kontraten e re 2-vjecare. Italiani e ka drejtuar Shqiperine ne 17 ndeshje deri me tani, nga te cilat 10 jane ato te eliminatoreve te boterorit “Brazil 2014”. Bilanci i ketyre ndeshjeve flet per 7 fitore e 7 humbje, si dhe 3 barazime. Kujtojme se ne eliminatoret e sapo perfunduara, pra ne ndeshje zyrtare, Shqiperia arriti 4 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4407 |