FIFA ka publikuar renditjen mujore të Kombëtareve ku ajo që bie në sy është rënia e lire e Shqiperise. 13 pozicione kane humbur kuqezinjte pas tre disfatave dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit. Kombetarja e De Biazit duket se tani ka humbur kuotat e para disa muajve kur vetem ngjiteshim ne rang boteror. Humbjet me Sllovenine dhe Islanden dhe rikthimi ne vendin e peste ne grupin E kane sjelle kete zbritje kuotash nderkohe qe pritet te zbresim serish ne muajin e ardhshem pas humbjes me Zvicren dhe barazimit me Qipron, dy rezultate te tjera negative.
 |