Pak para se te linte token shqiptare per te udhetuar me kombetaren drejt Qipros, Mergim Mavraj ka folur per mediat shqiptare. Ndeshja e fundit duhet fituar per moral dhe per te treguar vlerat qe kuqezinjte kane. Keto kane qene fjalet e mbrojtesit shqiptar. “Edhe pse jemi jashte gares per t’u kualifikuar duhet te fitojme me Qipron qe te jemi optimiste per sezonin tjeter dhe kualifikuset e tjera. Per te ardhmen mund te pyesni trajnerin, eshte ai qe vendos por mendoj se jemi nje ekip i ri, pa shume pervoje. Duhet te permiresohemi me tej dhe mendoj se te gjithe duhet te na japin kohe ndaj besoj se ne 2016 apo me tej mund te fitojme diçka”, ka thene Mavraj.
|