Nje dite pas humbjes me Zvicren kuqezinjte kane rinisur pergatitjet per ndeshjen e fundit ne eleminatoret e boterorit. Te marten do te luajme me Qipron dhe De Biazi nuk ka dashur te humbe kohe dhe ka nisur pergatitjet me lojtaret e tij. Te grumbulluar ne “Tropikal”, pa entuziazmin e duhur, kuqezinjte kane nisur provat. Ne kete seance stervitore grupi ka qene i ndare me titullaret e sfides ndaj Zvicres qe kane kryer ushtrime shkrydhese, ndersa pjesa tjeter nje seance te plote stervitore. Ashtu sic pritej me grupin jane bashkuar Tefik Osmani, Emilian Vila dhe Sabien Lilaj, te cilet kane plotesuar listen e te grumbulluarve nga trajneri Gianni De Biasi.
|