Eshte ceshtja e dites dhe te gjithe mendojne per te. Adnan Januzaj i ka thene jo Belgjikes. Ky eshte lajmi i fundit qe vjen nga Anglia. Manchester United i ka thene federates belge se mesfushori 18 vjecar nuk ka vendosur ende dhe se fteses qe ata i kane bere per momentin i pergjigjet negativisht. Belgjika ngel jashte gare dhe kete lajm e ka konfirmuar trajneri i kesaj skuadre Mark Wilmots. Nderkohe qe me Angline, Januzaj mund te mos kete mundesi per te luajtur edhe per te pakten 5 vite. Shqiperia shpreson tani me shume se kurre se mund ta bej per vete yllin 18 vjecar.
|