Kombetarja/ Te marten dalin ne shitje biletat |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 07 Tetor 2013 21:55 | | | | |
Nga mesimi i marre ne ndeshjen me Norvegjine Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka gjetur nje zgjidhje per te mos u bere “pre” e tregut te zi. Ne nje shtypshkronje ku prodhohen ceqe dhe masat e sigurise jane te larta, ne Itali jane shtypur 16.179 bileta, te cilat do te jene te vlefshme per takimin me Zvicren. Cmimi i tyre do te jete: tribuna perkarshi D2 do te kushtoje 3000 leke, D1 dhe D3 nga 2000 leke, anesore pas portave nga 500 leke dhe tribuna A dhe B nga 5000 leke. Nga FSHF nuk do te kete kufizim te biletave. Ato do te mund te gjenden ne biletarine prane stadiumit ”Qemal Stafa” ose ne biletarine e 9 katesheve ne rrugen e “Barrikadave”.
|