Presidenti i FSHF-se Armand Duka eshte shprehur Ekskluzivisht per Albaniasoccer.com se ai pret te takohet me trajnerin aktual te kombetares se Shqiperise diten e hene per te rinovuar kontraten e re qe do te zgjasi deri ne perfundim te eliminatoreve te Kampionatit Evropian France 2016. “Nuk e kam takuar akoma ‘Misterin’ “, u shpreh Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka per Albaniasoccer.com. “Besoj se do te takohemi diten e hene dhe do te mbyllim gjithçka. Une besoj se nuk kemi asnje problem qe mund te na pengoje rinovimin. Jam i predisponuar qe ta rinovoj kontraten dhe ta mbaj trajnerin perseri ne krye te skuadres. Vullnetin e kam pozitiv dhe shpresoj se gjithcka do te perfundoje me sukses qe ta vazhdojme bashkepunimin me ‘Misterin’ “, perfundoi Armand Duka prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Puna dedikuese qe trajneri Italian ka zhvilluar me skuadren kombetare, afrimi ne ekip i shume talenteve nga diaspora si dhe projektplani i tij per nje te ardhme me te suksesshme per kombetaren e Shqiperise kane qene disa nga pikat kryesore qe e kane motivuar Presidentin e FSHF-se qe te kete nje predispozim pozitiv per te rinovuar me De Biasin, ndonese ne dy ndeshjet e fundit rezultatet dhe taktika e ndjekur nga trajneri Italian nuk ishin me te mirat. Trajneri Italian ndodhet ne Shqiperi dhe ashtu si Duka pret qe te permbylli gjithcka rreth kontrates se re pozitivisht dhe pa kontradikta pasi te dyja palet duken shume konfidente per rinovim.
|