Ergys Kaces nuk i ndahen problemet ne Greqi. Ne pritje per tu falur nga PAOK per fotot me stemen e UCK-se, talenti korcar eshte perballur me policine greke ne Selanik. Mediat greke raportojne lajmin se shqiptari eshte ndalur nga policia pasi po ngiste nje makine pa targa por dhe me dokumenta te rregullta. Kaçe duhet te jape llogari edhe per thyerjen e rregullave jashte fushe pasi ka shkelur ligjet e vendit fqinj. Ne makinen e tij ndodhej dhe nje shqiptar tjeter dhe te dy bashke jane shoqeruar ne rajonin e policise. Drejtuesit e klubit te PAOK kane nderhyre per te zgjidhur kete problem te ri qe i eshte shtuar shqiptar qe nuk po gjen qetesine ne Greqi.
|