HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Opinion/ Rasti Kaçe - Kur mirënjohja kthehet në "tradhëti"
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Shtator 2013 05:31   pdfShtypEmail

ergys kace pokuQë ne shqiptarët jemi gjaknxehtë dhe i interpretojmë gjërat sipas interesave kjo dihet, por s'më kishte shkuar në mendje se do të arrinim deri aty sa t'i binim në qafë një djaloshi 20 vjeçar vetëm e vetëm se ai i është mirënjohës shtetit dhe komunitetit ku jeton për ç'ka ka arritur në futboll. Se besoja se ne shqiptarët, në mbarë shqiptarinë, do ofendoheshim vetëm e vetëm se djaloshi që u largua vetëm 2 vjeç nga vendi, nuk njeh historinë e UÇK-së. Fundja, në shkollat greke nuk bëhet historia shqiptare dhe anasjelltas. Se besoja se respektin ndaj tjetrit do ia merrnin për dobësi, ose më saktë për tradhëti. Sërisht s'më besohet se do të keqinterpretonim fjalët dhe ndjesën që ai kërkoi. S'më besohet, se sot, në vitin 2013 ne, të jemi kaq mendje mbyllur dhe t'i themi tjetrit «ti ke respektuar tjetrin, ne ofendohemi dhe ti nuk e meriton fanelën e kombëtares». Kështu thamë edhe për kapitenin pas dy humbjeve ë fundit, «t'i hiqet shiriti». Si mund të veprohet kështu, si mund të keqpërdoren mediat dhe të njolloset një lojtar që me kaq ngulm e sollëm në kombëtare?! Mos harrojmë që të dyja kombëtaret respektive e kërkuan por, ai ndoqi zemrën dhe u bashkua me kuqezinjtë. Derisa ai do të kontribuojë për ne, për të arritur ëndrën qe ne besojmë pse i biem «në qafë» për gjëra dytësore? Se besoja që ne nuk po i dalim në krah për ta mbështetur tani në këto momente të vështira. Si i quajmë Xhakën, Shaqirin, Behramin, Xhemailin, Kabashin etj etj..?! Pse të mos ndihemi krenarë që, këta djem që kanë të njëjtin gjak si ne, luajnë me ekipet më prestigjoze europiane, duke na bërë krenarë që kanë prejardhjen dhe rrënjë nga po i njëjti vend si ne. E mbani mend precedentin Mavraj? Si e quajtëm? Tani e duartrokasim. Mos ndoshta këtu «tradhëtia» u kthye në respekt?! Se besoj se tani po më quani dhe mua «grek», vetëm e vetëm se kam pikëpamje ndryshe nga ju?!

Të respektojmë, të nderojmë, të duam por mbi të gjitha të mos harrojmë historinë dhe gjakun e derdhur nga UÇK-ja, për çlirimin e Kosovës. Le të mos e kthejmë këtë patriotizëm në nacionalizëm të shëmtuar, për të dëmtuar veten dhe tjetrin. Fundja le të mos biem në nivelin dhe në mendësinë e tyre.

Arnold DHIMITRI


busy
komente