Rikthehet ne fushe Mergim Mavraj. Ky eshte lajmi i mire qe vjen per Kombetaren e Shqiperise dhe skuadren e Greuther Furthit. Mbrojtesi shqiptar ka lene pas demtimin dhe tani eshte gati per te zbritur ne fushe qe te premten ne mbremje Mavraj do të kthehet në fushë kundër Union Berlinit, në ndeshjen e tij të 50-të me Greuther Furthin. Per shqiptarin eshte nje mundesi mjaft e mire ky takim ne prag te ndeshjeve qe do te luaje ne tetor me Shqiperine ndaj Zvicres dhe Qipros. Mungesa e tij ne takimet e humbura me Sllovenine dhe Islanden ishte vendimtare. Mavraj eshte nje nga shtyllat kryesore ne skuadren e De Biazit dhe rikthimi tij per dy takimet e fundit eshte nje lajm mjaft i mire.
|