Ne faqen e tij ne facebook trajneri i Kombetares Shqiptare Gianni De Biazi ka postuar nje leter drejtuar te gjithe tifozeve shqiptar qe e kane perkrahur por dhe atyre qe jane trishtuar per dy humbjet e fundit ne Slloveni dhe Islande. “Nje faleminderit madheshtor per te gjitha mesazhet qe jeni duke me derguar, pavaresisht dy ndeshjeve te fundit. E them dhe e shkruaj menjehere: Futbolli shqiptar po rritet. Dhe rruga e rritjes kalon edhe nepermjet momenteve te veshtira, zhgenjimeve perveluese dhe performancave te lena ne mes. Eshte normale! Eshte normale sepse te gjitha keto bejne pjese ne procesin e rritjes. E rendesishme eshte te mos humbim, te mos hutohemi prej polemikave kalimtare te gjeneruara nga nje zhgenjim momenti.- Eshte thelbesore te shtrengojme fort dhe gjithmone drejt rotacionin fiks. -Nevojitet te ndjekim rrugen e gjurmuar dhe te vazhdojme ne punen e ndermarre duke kembengulur ne punen e kryer.- E me pas..... kurre te mos terhiqemi! - Ne duhet te luftojme per fatin e ketyre kualifikimeve per aq kohe sa matematika nuk jep verdiktin e saj! - Jam i sigurt se ne fund te rruges ( te ndermarre pak me shume se nje vit), rruges se Kombetares Shqiptare, ka nje objektiv per te arritur. Ky objektiv eshte e ardhmja e uniteti.- Nje e ardhme qe do te jape permbushje,sadisfaksion. - E ardhmja flet shqip. - Une jam i sigurt” tha Gianni De Biasi.
|