Tifozet kuqezi i kane dale ne mbrotje trajnerit Xhani De Biazi pas fjaleve se mund te largohet. Me nje leter te hapur drejtuar presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit dhe te gjithe opinionit sportiv, tifozet kuqezi kane kerkuar rinovimin e kontrates se trajnerit qe na beri te gjitheve te enderrojme. "Te nderuar bashkekombas dhe tifoze te Kombetares! Pas gati 2 viteve drame dhe emocion, edhe ketij sezoni eliminator po i vjen fundi. Kane mbetur edhe 2 ndeshje per te permbyllur nje sezon ku shpresa per kualifikim filloi te shuhet vetem ne 2 perballjet e Shtatorit. Deshirojme qe me kete leter te tregojme qe ne, Tifozat Kuq e Zi, gjate gjithe ketij rrugetimi bashke me Kombetaren, kemi qene neper te gjitha ndeshjet, qofte brenda ose jashte atdheut. Ne shumicen e tyre kemi qene edhe me te shumte ne numer dhe me te zeshem sesa vendasit, duke bere qe lojtaret tane te ndiheshin sikur luanin ne shtepi. Qytete si Lucerna, Oslo, Ljubjana e Rejkjaviku i beme te flisnin shqip, dhe jemi krenare per kete pavaresisht rezultateve qe kemi marre. Ne ia kemi dhene besen Kombetares se do ta perkrahim ne fitore e humbje, ne dite te mira e te keqija dhe keshtu do te veprojme gjithnje, derisa te ekzistoje emri Shqiperi. Humbjet dhembin, madje shume, per secilin prej nesh, por asnjehere nuk na lekundin besimin dhe dashurine per Kombetaren. Pavaresisht kesaj, Tifozat Kuq e Zi i bejne thirrje Federates Shqiptare te Futbollit qe te rinovoje kontraten me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojme ne projektin e tij. Jemi deshmitare te renditjes rekord te FIFA-s dhe te afrimit te talenteve, ne numer tejet te madh, çka na ben te mendojme se projekti “De Biazi” eshte per nje periudhe afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e perkrahin vazhdimin e projektit te trajnerit, duke i dhene mbeshtetje morale", shkruhej ne letren e tifozeve kuqezi.
|