Legjionaret/ Kievo nuk heq dore nga Berisha |
nga AlbaniaSoccer E martë, 10 Shtator 2013 21:26 | | | | |
Kievo nuk ka ndermend te heqe dore nga Etrit Berisha. Skuadra italiane e quan te parregullt transferimin e portierit shqiptar nga Kalmari tek Lazio. Drejtuesit e Kievos do ti drejtohen FIFAS per te gjetur aty zgjidhje per kete ceshtje. “Berisha eshte lojtari yne, pasi ka nenshkruar nje kontrate ne nje kohe dhe ne menyre te tille qe e lejon edhe ligji sportiv e nderkombetar. Nuk duam te polemizojme me Lacion, madje mund te them se raportet mes presidentit Lotito dhe Kampedelli jane te shkelqyera. Mungesa e perkthyesit ne momentin e firmes? Nuk eshte ky problem, aq me teper qe prania e perkthyesit nuk eshte e detyrueshme. Ne firmosem me Berishen sepse kontrata e tij me skuadren suedeze ishte drejt skadences. E presim ne janar. Cfare do te ndodhe ne te ardhmen? Nese rregullat italane jane normale, por kesaj nuk i dihet kurre, Berisha rrezikon skualifikimin per depozitim te dy kontratave”, eshte shprehur drejtori sportiv i skuadres veroneze, Giovani Sartori.
|