Xhani De Biazi nuk heq dore nga privatesia kur stervit kuqezinjte. Lojtaret tregojne se trajneri italian nuk deshiron te shoh askend neper kembe gjate diteve pergatitore ne prag te ndeshjeve te rendesishme. Njesoj si ka bere para se te luhej me Sllovenine ka bere edhe tani qe Shqiperia pergatitet te luaj ndaj Islandes. Ne stadiumin ku te dielen jane stervitur kuqezinjte, De Biazi nuk ka lejuar askend te futet brenda duke dashur te fshehi me cdo kusht per mediat formacionin qe do te perzgjedhe per ndeshjen qe do te luaj te marten.
|