Legjionaret/ Ilir Berisha do te operoje gjurin |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 05 Shtator 2013 16:22 |  |  |  | |
Nje demtim i para pak koheve do ta detyroje Ilir Berishen ti nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale. Shpresonte te shpetonte nga bisturia, por nuk ka patur kete fat. Ne faqen e tij personale ne facebook, mbrojtesi i Orebros ne Suedi ka njoftuar fansat e tij dhe miqte per daten e operacionit. Me 9 shtator, Berisha do te operoj gjurin me shpresen se brenda pak kohesh do te rikthehet serisht i forte si me pare. De Biazi e ka ne planet e tij kete futbollist dhe e ka grumbulluar ne takimin e 7 qershorit ndaj Norvegjise por pa e aktivizuar ne fushe.
 |