Jane kater futbolliste kuqezi qe presin OK-in nga FIFA. De Biazi qendron ne pritje bashke me ta. Amir Abrashi, Shkelzen Gashi, Vullnet Basha dhe Agon Mehmeti mund te mos jene ne dispozicion te teknikut italian per ndeshjet ndaj Sllovenise dhe Islandes. Te katert jane grumbulluar por ende nuk kane marre lejen nga FIFA per aktivizimin ne dy ndeshjet e rradhes. Qe te kater futbollistet me pare kane luajtur per Shpresat e Zvicres dhe Suedise ndaj tani i duhet nje leje speciale per tu bere pjese e kombetares kuqezi. Sipas te gjitha gjasave, edhe per keta lojtare do te ndiqet e njejta procedure si ne rastin e Migjen Bashes, por nese lojtari i Torinos priti shume gjate per te marre pergjigjen e FIFA-s, keta te fundit do ta kene disi me te thjeshte, duke qene se Basha u ka hapur disi rrugen dhe seanca gjyqesore ne FIFA kthehet gati ne formalitet.
|