Legjionaret/ Hyka shenon nje supergol ne Zvicer |
nga AlbaniaSoccer E diel, 01 Shtator 2013 19:34 |  |  |  | |
Jahmir Hyka ka arritur te shenoj nje supergol ne takimin midis Lucernit dhe St Gallenit. Kjo ndeshje ka nisur me avantazh per skuadren vendase te St Gallenit e cila e ka bere mjaft mire ne start duke mbyllur pjesen e pare me rezultatin 2:0. Ne pjesen e dyte ka qene mesfushori shqiptar Hyka ai qe ne nje aksion ka arritur te godase nga 20 metra largesi, duke shenuar dhe golin e vetem te nderit per skuadren e Lucernit, e megjithate prap nuk ishte e mjaftueshme per te kthyer rezultatin. Vendasit dominante ne fushe arriten te shenonin dhe dy here te tjera duke e cuar rezultatin 4 -1 . Autori i vetem I golit per skuadren e Lucernit Jahmir Hyka, nuk ishte shqiptari i vetem ne fushe ,me St. Gallenin u aktivizua dhe Ermir Lenjani. Nderkohe qe Hyka nuk do te jete pjese e kombetares kuqezi ne dy takimet e rradhes me Sllovenine dhe Islanden.
 |