De Biazi: Ne miqesore ndaj armeneve, test per te rinjte | ||||
|
Ne oren 11:00, ashtu si ishte parashikuar trajneri Italian Xhani De Biazi ne conference per shtyp perpara gazetareve shqiptare ka dhene pergjigjet per te gjitha pyetjet qe i jane bere duke sqaruar shume paqartesi per publikun e gjere qe ndjek me vemendje punene e tij. “Ndeshja me Armenine me sherben per te pare gjendjen fizike te lojtareve. Ne kete moment mund te bejme ndonje eksperiment sikruse ndodhe ne ndeshjet miqesore. Kjo miqesore eshte nje test i rendesishem, sepse Armenia eshte nje skuader e mire. E kam ndjekur ne ndeshjen kualifikuese me Danimarken ne transferte ku ka fituar 4-0, ndersa ne miqesoren me Malten ka humbur 1-0. Mund te siguroj qe ka shume cilesi. Nese nuk futemi ne fushe me mentalitetin e duhur rrezikojme te bejme figure te keqe. Preferoj t’i jap mundesine lojtareve qe po kalojne forme te mire fizike ne keto momente dhe qe ndoshta jane me perpara me pergatitjet. Nuk mendoj qe nje udhetim i gjate nga Kina do t’I bente mire Salihit, por edhe Bogdanin nuk e kam grumbulluar pasi ne kekto momente duhet te gjeje skuader. Do te takohem me te pas tre javesh dhe do te shohim cfare do te ndodhe. Une po mendoj per Armenine per ne koken time jane edhe dy ndeshjet shume te rendesishme eliminatore ne fillim te shtatorit. Gashin e kam ndjekur prej 13-14 muajsh, por ne fillim nuk shfaqi deshiren madhe per te luajtur me Shqiperine, duke qene se eshte aktivizuar me U-21 te Zvicres. Rezultat e kombetares si dhe serioziteti me te cilen po punohet e binden per te veshur fanellen e kombetares. Per Lenjanin vlen i njejti diskutim. E kemi vezhguar qe ne fillim. Besoj se eshte moment per t’i pare ne fushe. Loret Sadiku nuk di akoma se ke te zgjedhe. Per momentin do ta leme te mendoje i qete, sepse nese nuk ka motivimin e duhur per te luajtur me kombetaren, me mire te qendroje atje ku eshte. Sa i perket Januzajt te Manchester Junajtid, mund t’u them qe eshte nje talent i madh dhe do te kete shume sukses nese nuk do te kete probleme psikologjike. Po presim momentin e duhur per te biseduar me te dhe per ta grumbulluar ne kombetare”, ka sqaruar Xhani De Biazi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4300 |