Kombetarja/ Valdet Rama lihet i lire nga Valadolid | ||||
|
Mefushori i kombetares se Shqiperise Valdet Rama eshte planifikuar te lihet i lire nga drejtuesit e skuadres spanjolle qe ai te grumbullohet me skuadren kombetare per takimin miqesor me 14 Gusht ne Tirane ndaj Armenise. Sipas mediave spanjolle, trajneri i kombetares se Shqiperise Xhani De Biasi e ka grumbulluar futbollistin e Valadolid ndonese ai nuk eshte aktivizuar rregullisht me ekipin spanjoll ne edicionin e kaluar. Konfidenca qe ka trajneri si dhe arrdhja e teknikut te ri tek Valadolid mund te jete nje shtytje pozitive qe Rama te fitoje me shume minuta loje ne formacionin baze te ekipit. Futbollisti shqiptar ka qene shume aktiv qe ne grumbullimin e tij te pare me skuadren kombetare dhe do vazhdoje te jete i lire ti bashkohet skuadres edhe per miqesoren me Armenine ne 14 gusht. Rama eshte planifikuar i bashkohet grumbullimit te kombetares me 12 gusht, menjehere pas ndeshjes se Javes se Pare per La Liga me 10 Gusht ndaj Osasunes. Menjehere pas perfundimit te takimit me Armenine rama do te udhetoje drejt Spanjes per te luajtur ne takimin e rradhes ne la Liga ndaj Atletico Bilbao ne Zorilla Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4895 |