Në fokus/ Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi sponsorizon Shqipërinë | ||||
|
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi po dashurohet gjithnjë e më shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Nga nesër, ai do të jetë në Shqipëri, në një tur çiklistik, siç thotë vetë ai, me një grup të çuditshëm, që shqiptarët do të kenë mundësinë t’i njohin në ditët në vazhdim. “Nga nesër filloi të pedaloj nëpër rrugët e Shqipërisë, së bashku me një grup të çuditshëm, të cilin ju do ta njihni këto ditë. Ky udhëtim do të jetë gjithashtu një mundësi, për të mësuar më shumë rreth kësaj toke dhe njerëzve të saj të mrekullueshëm. Por jo vetëm, shumë më tepër, më ndiqni… .”- shkruan De Biasi në Twitter. Ja dhe programi me pesë etapa Igumenicë – Ksamil: 71 km Ksamil – Dhërmi: 72 km Vlorë – Berat: 80 Km Berat – Elbasan: 82 Km Elbasan – Tiranë: 65 Km Së fundi edhe një porosi nga trajneri kuqezi; Nëse më shihni, me jepni një të shtyrë, nëse do të jem në vështirësi…
Por edhe pse ndodhet në një turne të tillë nuk harron të flasë për kombëtaren kuqezi dhe të sponsorizojë futbollistët që janë në merkato. De Biazi në një intervistë për ‘Sky sport’ flet për ëndrrën e gjithë shqiptarëve : “Janë edhe katër ndeshje për të bërë realitet ëndrrën e Shqipërisë për të marrë pjesë në Brazil 2014”. De Biazi i ka çuar kuqezinjtë në nivele që nuk kanë qenë kurrë më parë dhe tani po lufton për të siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në një botëror.Tekniku nuk nguron që të sponsorizojë tre nga futbollistët shqiptarë që janë për momentin në qendër të merkatos, duke i veçuar si profesionistë dhe që mund të luajë në ekipe të mëdha. “Nga të gjithë do të them tre emra. I pari është portieri Etrit Berisha, luan në Suedi tek Kalmar dhe tani është i gatshëm për të luajtur për shumë ekipe. Mërgim Mavraj, mbrojtës i Greuther Furth.Tek ai janë drejtuar sytë e disa ekipeve italiane dhe Elseid Hysaj, i datëlindjes 94’ që luan për Empolin. Ka luajtur një sezon shumë të mirë këtë vit. Ai tashmë është gati për të luajtur për një ekip të madh”, shprehet italiani.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4428 |