Kombetarja/ Mediat zviceriane frike nga Shqiperia | ||||
|
Zvicra fitoi ne limitet e kohes se rregullt me Qipron dhe ruajti vendin e pare ne grup, por mediat vendase tani kane frike nga ndjekesit me te afert per skuadren e tyre. Kater ndeshje nga perfundimi helvetet ashtu si ne bejne llogarite per nje vend ne Boterorin, Brazil 2014 duke ju trembur pikerisht kuqezinjve te De Biasit, te cilet i etiketojne si rivalet kryesore ne garen per vendin e pare. Ne analizen e gazetes me te madhe zvicerane, Blich, teksa behen llogarite me ndeshjet e mbetura, shkruhet se ndjekesi me i rrezikshem per helvetet eshte Shqiperia, e cila sipas zviceraneve eshte e vetmja skuader ne gare per kreun e grupit E, duke qene se Norvegjia eshte e distancuar tashme gjashte pike. E perditshmja zvicerane thekson gjithashtu se Zvicra ndeshjen e parafundit ne grup e luan pikerisht ne Tirane dhe kjo do te jete nje sfide jo e vogel per helvetet, por ngushellohet me faktin qe kuqezinjte e De Biasit, do te luajne tre sfida ne transferte, dhe kjo mund t’i favorizoje ata ne garen per vendin e pare, qe do t’i siguronte dhe bileten direkt per ne Brazil. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4349 |