Merkato/ Mërgim Mavraj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve te Lazio | ||||
|
Mërgim Mavraj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve të Lazios. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ndodhet në Tiranë ku arriti të mbyllte marrëveshjen me lojtarin e kombëtares shqiptare, i cili do të rreshtohet përkrah kapitenit kuqezi, Lorik Cana në repartin e tërhequr të ekipit të drejtuar nga Vladimir Petkovic. Sipas burimeve të sigurta për gazetën italiane “Gazzetta Dello Sport”, Lazio do të paguajë 2.3 milionë Euro te Greuther Furth për kartonin e mbrojtësit që pritet të ulet në Romë gjatë ditëve në vazhdim për të hedhur firmën në kontratë. Pas rikthimit të Greuther Furth në Bundesliga 2, disa skuadra gjermane mes të cilave Stuttgart dhe Hoffenheim u hodhën në sulm për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, por duket se Lazio përfitoi nga miqësia e drejtorit sportiv Igli Tare me lojtarin shqiptar, për t’i lënë pas rivalët në garën për të arritur te Mavraj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4598 |