FIFA/ Rekord ! Shqipëria e 38-ta |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 06 Qershor 2013 22:22 | | | | |
Në prag të ndeshjes Shqipëri- Norvegji, kombëtarja jonë ka vendosur një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s për muajin qershor. Shqipëria bën sërish historinë duke u gjendur në vendin e 38-të, nga i 43-ti që ishte në muajin maj.
Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia. Holanda e pesta në tabelën e FIFA-s, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia, Ekuadori dhe Rusia.
Sipas të gjitha gjasave, përfaqësuesja jonë në rast të një fitoreje me Norvegjinë në “Qemal Stafa” këtë të premte, mund të shënojë një tjetër rekord për muajin Korrik.
Grupi i Shqipërisë: 14. Zvicra 22. Norvegjia 55. Sllovenia 61. Islanda 122. Qipro
|