HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombëtarja/ Bulku: Të shkurtojmë rrugën drejt Brazilit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 31 Maj 2013 21:58   pdfShtypEmail

ervin_bulku_greuther_albania_thumbAtmosfera e ndeshjes me Norvegjinë më 7 qershor nga dita në ditë vijon të ndizet edhe më shumë. Ndërsa futbollistët kuqezinj vijojnë përgatitjet, në mënyrë që ta nxjerrin sa më mirë këtë fitore, që do të vlente shumë sa i përket rrugës së mëtejshme për të shkuar drejt Brazilit, vendit organizator të Botërorit 2014. Në këtë linjë ka qenë edhe njëri nga pjesëtarët e ekipit kombëtar, Ervin Bulku, i cili në mungesë të Lorik Canës të skualifikuar për këtë ndeshje, pritet të jetë kapiteni kundër Norvegjisë. "Të shkurtojmë distancën për në Brazil, që do të thotë se kjo ndeshje është e rëndësishme, por jo gjithçka", - ka qenë konteksti i asaj që ka deklaruar dje në konferencën për shtyp Ervin Bulku.

Bulku
“Të gjithë së bashku e dimë që duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Nuk ka rëndësi kush është kapiten, duhet të realizojmë me sukses këtë mision që kemi përpara. Nuk ka vend për entuziazëm, na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e vështirë. Një rezultat i mirë na shkurton kilometrat drejt Brazilit dhe kjo është më e rëndësishmja", - tha Bulku, i cili vijoi: "Do të bëjmë të gjithë bashkë më të mirën, duhet të japim 200% të maksimumit tonë. Futemi në fushë për një rezultat pozitiv dhe ne nuk i druhemi ndonjë lojtari të veçantë. Për të fituar, duhet të bëjmë më shumë se çfarë kemi bërë në Norvegji. Ekipi kundërshtar e di çfarë bëmë ne atje, tani e di fuqinë e ekipit tonë. Na konsideruan skuadër të lehtë, por pas fitores tonë atje, kemi mësuar nga mediat se trajneri i Norvegjisë ka deklaruar se vjen në Tiranë në ndeshjen e kthimit për një barazim, çka do të thotë se edhe ata vijnë për një rezultat pozitiv”.

Agolli
Në të njëjtën linjë pak a shumë është edhe mbrojtësi Ansi Agolli, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe se duhet të përsërisim ndeshjen e vajtjes në Oslo, ku kombëtarja fitoi 1-0. "Duhet të bëjmë maksimumin për të marrë për një rezultat pozitiv, që është shumë i rëndësishëm, sepse tri ndeshjet e radhës do të luhen jashtë fushës sonë. Kjo ndeshje luhet këtu dhe nuk duhet ta humbasim, sepse nuk kemi diferencë me lojtarët e Norvegjisë. Ekipi ynë është rritur, ka lojtarë shumë cilësorë dhe me rezultate, që e kanë ndihmuar skuadrën dhe kjo duket në rezultatet që kemi marrë. Është e sigurt që do të gjejmë një Norvegji tjetër, nuk do të jetë më ajo Norvegjia e Oslos, do të jetë më e karikuar. Ata vijnë këtu për rezultat pozitiv. Atyre u mungon lojtari kryesor Rise. Mungesa e tij shpresojmë që të ndikojë për keq për ta", - u shpreh Agolli.

Stërvitja
Nën urdhrat e De Biazit aktualisht janë 17 futbollistë. Mungon vetëm portieri Etrit Berisha, i cili nesër do t'i bashkohet ekipit kombëtar në Durrës, aty ku kuqezinjtë do të qëndrojnë deri ditën e ndeshjes. Tekniku i kombëtares do të zbardhë emrat e tjerë që do t'i bashkohen skuadrës për sfidën me nordikët më 3 qershor. Emrat nuk janë shumë sekret, pritet Salihi, Sadiku, Hysaj, Kaçe, Abrashi, V.Basha, I.Berisha dhe Rama. Nëse ndonjëri nuk merret nga FIFA për aktivizim, atëherë do të zëvendësohen me të tjerë emra, që do të bëhen të ditur po më 3 qershor.


busy
komente