Kombëtarja/ De Biazi imiton tifozët kuqezi |
nga AlbaniaSoccer E premte, 24 Maj 2013 22:21 |  |  |  | |
Në faqen e tij në facebook, trajneri shumë popullor në Shqipëri Xhani De Biazi pak ditë para ndeshjes me Norvegjinë ka kopjuar tifozët kuqezi. “Unë besoj” është slogani i tifozëve të zjarrtë të Kombëtares dhe këtë ka shkruar në llogarinë e tij në internet trajneri italian i kuqezinjve. Statusi që ai ka vënë ka marrë shumë pëlqime dhe De Biazi tani është gati të përgatisë skuadrën që do të tentojë historinë në takimin e 7 qershorit.
 |