Është realizuar më në fund. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar dje dhënien e nënshtetësisë për pesë futbollistë të cilët do të grumbullohen nga Xhani De Biazi. Procedurat janë shpejtuar dhe më në fund lojtarët e dëshiruar nga tekniku italian do të pajisen me pashaportë shqiptare dhe me shpresën se FIFA do të japë OK-in për të zbritur në fushë pse jo edhe me Norvegjinë. Azdren Llullaku, Jurgen Gjasula, Amir Abrashi, Ilir Berisha dhe Vullnet Basha më në fund janë shqiptarizuar edhe me dokumenta e tani shumë shpejt do ti shohim kuqezinj në fushë.
 |