Legjionaret/ Jahmir Hyka kalon demtimin |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 02 Maj 2013 04:42 |  |  |  | |
Jahmir Hyka i është rikthyer stërvitjes. Pas tre javësh në bokse, mesfushori shtatshkurtër është riaftësuar aq sa të rinisë përgatitjet me skuadrën e tij të Lucernës. Hyka pësoi një dëmtim muskular duke humbur mundësinë për të luajtur në fazën e fundit të kampionatit zvicerian. Mesfushori tani ka rifilluar stërvitjen dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm e në formë për të luajtur jo vetëm për Lucernën, por dhe për tu bërë gati për takimin e 7 qeshorit që Shqipëria do të luaj në “Qemal Stafa” me Norvegjinë.
 |