Futboll femrash/ Fitore dhe kualifkim për Shqipërinë në Maltë | ||||
|
Futbolli femrave nuk është më një sport që luhet në nivele amatore. Kombëtarja e femrave ka siguruar dje zyrtarisht pjesëmarrjen në eleminatoret për kampionatin botëror që do të zhvillohen në Suedi gjatë muajit korrik. Shqipëria është kualifikuar pas fitores që ka marrë të martën kundër skuadrës së Luksemburgut me rezultat 2:1. Golat për skuadrën e drejtuar nga ish lojtari i kombëtares Altin Rrakli mbajnë firmën e Suada Jasharit dhe Fortuna Velaj. Me këtë rezultat Shqipëria arriti një kualifikim historik nga raundi i parë paraeleminator drejt raundit eliminator. Dy ndeshjet e tjera Shqipëria kishte mposhtur Letoninë me rezultat të pastër 2:0 dhe barazuar me Maltën vendase 1:1. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4560 |