Ndeshja e 7 qershorit kundër Norvegjisë pritet të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e kombëtares shqiptare por edhe të ardhmen e teknikut italian Xhani De Biazi. Presidenti Armando Duka ka vendosur të ulet pas atij takimi me trajnerin e kombëtares për të diskutuar edhe një herë tjetër me të kontratën e re. Xhani De Biazi ka një marrëveshje me FSHF-në deri në përfundim të eleminatorëve për “Brazil 2014”, e cila skadon në muajin tetor. Për momentin palët janë të kënaqur me bashkëpunimin mes tyre dhe nëse kalohet me sukses edhe Norvegjia, rinovimi do të jetë një proçedurë formale.
 |