Ne fokus/ TIfozat “Kuqezi” kunder FSHF-se dhe policise | ||||
|
Kane hasur veshtiresi per tu akomoduar ne stadium, kane hasur veshtiresi per te qendruar ashtu si kane dashur ne stadium dhe nuk I kane lejuar te shpalosin simbolet kombetare. Me nje leter publike ata kane treguar protesten e tyre ndaj FSHF-se dhe Forcave te Rendit qe nuk jane treguar aspak korrekte me ta. Ky eshte teksti i plote i deklarates per shtyp, publikuar nga “TKZ”: Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kishin bere pergaditjet e duhura me rastin e ndeshjes miqesore te 26 marsit kunder Lituanise ne Tirane. Ajo qe u pa ne transmetimin e ndeshjes ishte vetem ndeshja e cila nga gezoi pa mase te gjithe neve. Por prapaskena e kesaj ishte e erret, kete e themi pasi tashme eshte bere rutine qe policia e shtetit te sillet ne menyren me arrogante te mundshme me Tifozat Kuq e Zi. Kordoni i policeve qe krijohet brenda tribunes D1 ku vendosen Tifozat Kuq e Zi, te ngjan me ndonje oborr te Guantanamos se famshem, gje e cila nuk ndodh ne asnje stadium te botes. Ne nuk jemi kriminela ordinere, por jemi njerez qe udhetojme nga 4 anet e coptuara te Shqiperise Etnike, qe lagemi nga shiu, thahemi nga vapa dhe nuk ikim nga stadium, per nje ideal te shenjte, per dy ngjyra qe jane oksigjen per neve. Me kete rast duam te reagojme fuqishem ndaj kesaj policie e cila ka kercenuar edhe me heqjen e flamurit te UÇK-se ne rrethojen e stadiumit. Nje veprim i pabazuar ne asnje rregullore e Fifa-s. Kur kjo e fundit eshte kundershtuar nga ne, ata kane kercenuar me dhune dhe me masa arresti kundrejt drejtuesve tane. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4263 |