Ne fokus/ Qemal Stafa nje rrenoje mes Tiranes | ||||
|
Luhej Shqiperi-Lituani, vetem kater dite pas fitores historike ne Norvegji dhe ne stadium nuk ishin me teper se kater mije tifoz kuqezi. Cmimet e biletave nuk ishte arsyeja e tribunave te zbrazura. As emri I kundershtarit, as shiu kokeforte qe nuk po I ndahet ndeshjeve te kombetares. Gjendja e mjeruar e Qemal Stafes, nje stadium jashte cdo parametri nderkombetar e jashte cdo standarti qe koha ka vendosur ne te gjithe rajonin, eshte padyshim arsyeja kryesore qe mban larg njerezit e shumte qe e duan futbollin e sidomos kombetaren. Te ndjekesh nje ndeshje ne Qemal Stafa, ne qiell te hapur e me kushtet qe te ofron ne te gjitha sektoret, eshte padiskutim nje 90 minutesh I vuajtur. Per te mos folur me pas per fushen ku luhet futboll, nje antireklam e kohes qe me balten qe I ka zene vendin barit, shume thjesht baltosim imazhin qe perpiqemi me shume mund ta permiresojme. Premtimet per stadiumin e ri jane ende ne qarkullim. Per momentin, Tirana ka nje rrenoje ne mes te qytetit ku me shume mund luhet futboll... Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4892 |