Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në Durrës në prag të ndeshjes miqësore kundër Lituanisë. Futbollistët kuqezinj shprehen se duhet të fitojnë për të ruajtur klimën optimiste pas fitores ndaj Norvegjisë. Çani dhe Curri bëjnë të ditur se skuadra nuk mud të bëj hapa pas. "Nuk mund të bëjmë ca hapa mbrapsht. Ne kemi një ëndërr që duam ta arrijmë të gjithë dhe do bëjmë të mundur të arrijmë tani. Nesër do e përfaqësojmë shumë seriozisht ndeshjen dhe do mundojmë të fitojmë dhe nesër dhe të bëjmë ca përmirësime", tha sulmuesi Edgar Çani. "Duhet të kënaqemi me këtë rezultat se gjithmonë kemi pasur probleme pas ndeshjeve të tilla, dhe pastaj kemi rënë një çik. Unë mendoj që duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të harrojmë Norvegjinë dhe do të konsiderohemi qysh ndeshjen e nesërme me Lituaninë", u shpreh mbrojtësi, Debatik Curri.
|