Menjëherë pas kthimit nga Norvegjia, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar orarin e ndeshjes miqësore dhe menjëherë ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen e të martës mes Shqipërisë dhe Lituanisë. FSHF ka zgjedhur të caktojë çmime mesatare për këtë ndeshje pa e kaluar cakun. Në “Qemal Stafa” në mbrëmjen e të martës parashikohet të ketë një numër të madh tifozësh kuqezi pasi entuaziazmi është I madh pas fitores së marrë në Norvegji. Çmimet e biletave janë: •Tribuna Qëndrore, Kategoria e I-rë - 1500 lekë •Tribuna Qëndrore, Kategoria e II-të - 1000 lekë • Sektori D2 (përballë tribunë qëndrore) – 700 lekë • Sektorët D1 dhe D3 (në krahët e D2) - 400 lekë • Sektorët C dhe E (prapa portave) – 200 lekë
 |