Brazil 2014/ Norvegji – Shqipëri 0-1 | ||||
|
Brazil 2014/ Norvegji – Shqipëri 0-1 Shqipëria ka marrë një fitore historike në Norvegji. Temperaturat e ulta të Oslos, nuk I kanë bërë përshtypje kuqezinjve që më ndihmën e katër mijë tifozëve shqiptar ja kanë dalë të marrin një sukses që do të mbahet mënd gjatë. Tre pikë të çmuara që tani I bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të besojnë tek ëndrra “Brazil 2014”. Ka qenë absolutisht një fitore e merituar, të cilën e kemi marrë nga këmbët dhe nuhatja për gol e Hamdi Salihit. Norvegjia ka pranuar verdiktin e fushës dhe tani shikon ti ndërlikohen pozitat në grupin E, aty ku Shqipëria do të qëndroj për disa muaj në vëndin e dytë, me pikë të barabarta me Islandën. Tekniku italian Xhani De Biazi kishte hedhur në fushë një formacion me mentalitet fitues dhe një skuadër të vendosur taktikisht mjaft saktë. Ka besuar së bashku me lojtarët e tij dhe në fund janë shpërblyer me tre pikë historike të cilat kanë bërë të festojnë 10 milionë shqiptarë në të gjithë botën Shqipëria ka marrë një fitore historike në Norvegji. Temperaturat e ulta të Oslos, nuk I kanë bërë përshtypje kuqezinjve që më ndihmën e katër mijë tifozëve shqiptar ja kanë dalë të marrin një sukses që do të mbahet mënd gjatë. Tre pikë të çmuara që tani I bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të besojnë tek ëndrra “Brazil 2014”. Ka qenë absolutisht një fitore e merituar, të cilën e kemi marrë nga këmbët dhe nuhatja për gol e Hamdi Salihit. Norvegjia ka pranuar verdiktin e fushës dhe tani shikon ti ndërlikohen pozitat në grupin E, aty ku Shqipëria do të qëndroj për disa muaj në vëndin e dytë, me pikë të barabarta me Islandën. Tekniku italian Xhani De Biazi kishte hedhur në fushë një formacion me mentalitet fitues dhe një skuadër të vendosur taktikisht mjaft saktë. Ka besuar së bashku me lojtarët e tij dhe në fund janë shpërblyer me tre pikë historike të cilat kanë bërë të festojnë 10 milionë shqiptarë në të gjithë botën. Kliko per skeden e ndeshjes Video nga ndeshja Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5740 |