Kombëtarja/ Bogdani rekord, 18 gola Kuq e Zi |
nga AlbaniaSoccer E premte, 08 Shkurt 2013 15:31 |  |  |  | |
Ndonese ndeshja miqesore me Gjeorgjine eshte humbur nga skuadra jone Kombetare ne stadiumin "Qemal Stafa" me rezultatin 1-2, nje feste e vogel eshte lokalizuar tek emri i Erion Bogdanit. "Bomberi" i kuqezinjve ka shenuar golin e pare te takimit me gjeorgjianet duke cuar rekordin e tij ne 18 gola ne ndeshjet me Kombetaren e Shqiperise. Kjo eshte nje shifer interesante e cila e vendos Erin ne listen e golshenuesve te njohur ne Europe, per numrin e golave te shenuar me fanellen e perfaqesueses.
 |