HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqësore/ Shqipëria humb me Gjerorgjinë 1-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Shkurt 2013 15:17   pdfShtypEmail

shqiperi-bosnjeA mund të quhet fat i keq, indiferencë për një miqësore apo disfatë për shkak të eksperimentimeve? Gjithçka mund të thuhet, por fakti është se Gjeorgjia fitoi në “Qemal Stafa” ndaj Shqipërisë, 2-1 në miqësoren e kësaj të mërkure.

Skuadra shqiptare u tregua më këmbëngulëse në pjesën e parë, por pa arritur të krijonte raste të pastër për shënim. Pavarësisht shpirtit luftarak, qarkullimi i topit nuk ishte i shpejtë për të befasuar.

Kuqezinjtë kalyuan në epërsi me aksionin e parë të vërtetë, me pjesëmarrjen e Bakajt dhe Agollit  dhe me Bogdanin që nuk e refuzoi ftesën. Ai realizoi golin e tij të 18-të me fanelën kuqezi.

Gjeorgjia dukej sikur nuk ishte në fushë, por, sukseset arrihen edhe nga gabimet e kundërshtarëve.

Kwshtu veproi Bakaj dhe gjeorgjanët përfituan duke barazuar me anë të Vacaxes. Në fund të pjesës së parë, Bogdani mund të kishte shënuar golin e dytë, por u vonua vetëm pak.

Pas pushimit, të dyja skuadrat bënë shumë ndryshime dhe De Biazi hodhi në fushë 8 lojtarë të tjerë.

Por, nuk u prodhua shumë, madje ishin miqtë që iu afruan golit. Më tejAndi Lila provoi nga distanca duke rrezikuar portën e Kvaskavaxen. Më pranë se kurrë goli ishte kur Bulku ekzekutoi goditjen e dënimit dhe topi preku shtyllën. Veçse, nuk desh që nuk desh të hynte në rrjetë.

Në të kundërt, ishte skuadra e trajnerit Kecbaja që gjeti golin e fitores, duke i shkaktuar De Biazit humbjen e dytë në të dyja përballjet brenda një viti.


busy
komente