Nga një kontinent në tjetrin. Aventura në Amerikë ka përfunduar dhe tani Hamdi Salihi është gati për sfidën e radhës. Destinacioni është Kina e largët. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha fund qëndrimit te DS United. Ai firmosi kontratë me ekipin e Jiangsu Sainty, një prej skuadrave më të njohura të Superligës kineze. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyratare e klubit aziatik në rrjetin social “Ëeibo”, hibridin e “tëitter” në kontinentin aziatik. Salihi luajti vetëm një vit në kampionatin amerikan, duke e mbyllur përpara kohe qëndrimin në Washington. Mungesa e hapësirave te DC United dhe fakti që klubi nuk e cilësonte si të nevojshëm sollën këtë lëvizje. Sulmuesi kërkohej edhe nga Tianjin Teda, skuadër që drejtohet nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuze. Salihi pritet ti bashkohet skuadrës së re në Turqi, për të zhvilluar fazën përgatitore.
 |