Kombetarja/ De Biasi, eksperimente dhe rezultat |
nga AlbaniaSoccer E martë, 05 Shkurt 2013 18:54 | | | | |
De Biasi do të luajë i sigurt në miqësoren e mesjavës me Gjeorgjinë. Ndeshja shërben si test për kualifikuesen me Norvegjinë, por, ajo shërben edhe për përshtatjen e lojtarëve të rinj në skuadër. E gjitha synohet të realizohet nëpërmjet një rezultati pozitiv. “Miqësorja me Gjeorgjinë vjen në një moment të rëndësishëm për Kombëtaren dhe lojtarët, ku disa prej tyre janë pushim. Duhet të ruajmë drejtimin e nisur dhe të afrojmë lojtarë të rinj. Duhet kohë që ata të përshtaten. Gjeorgjia na mundi në debutimin tim, por nuk e mendoj hakmarrjen: unë luaj luaj për të fituar dhe për të arritur rezultat të mirë”. Mungesat në skuadër janë të shumta, por, objektivi kryesor është ndryshimi i mentalitetit. “Kemi disa mungesa dhe grumbulluam lojtarë të rinj. Të gjithë të grumbulluarit meritojnë të luajnë dhe mund të rriten. Shqipëria do të rritet. Të luajë si e barabartë jashtë fushe dhe pa menduar se nuk mund të fitojmë përballë ekipeve të forta. Besoj se vetëm me mentalitetin e të barabartit do të arrijmë të bëjmë diçka dhe të marrim rrezultat”. Miqësorja me Gjeorgjinë do të luhet të mërkurën në orën 19:00, në stadiumin “Qemal Stafa”.
|