HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Jahmir Hyka nuk do te grumbullohet per ndeshjen miqesore me Gjeorgjine
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Janar 2013 23:09   pdfShtypEmail

jahmir_hykaJahmir Hyka nuk do të grumbullohet për ndeshjen kundër Gjeorgjisë.

Burime pranë FSHF-së pohuan se mesfushori i Luzernës është lënë jashtë për këtë takim, pasi do t’u jepet hapësirë disa lojtarëve të tjerë. Futbollisti që pritet ta zëvendësojë është Armando Vajushi. Mesfushori me tipare sulmuese i Liteks do të jetë i ftuar në këtë ndeshje për t’u parë nga afër nga Gianni De Biasi.

De Biasi duket se ka vendosur t’i japë një shans Debatik Currit. Mesfushori ka luajtur shumë pak te turqit e Gençlerbirligisë, por ai konsiderohet si një ‘xhol’ për trajnerin, pasi mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes, por mund të luajë edhe në mesfushë në dy pozicione (qendror dhe i majtë).

Ndërkaq, është lënë jashtë Hyka, që megjithëse ka luajtur në fazën e parë në kampionatin zviceran, nuk e ka bindur edhe aq shumë teknikun. Ky i fundit, pas sugjerimeve edhe të ndihmësve të tij që e kanë parë nga afër Vajushin në disa ndeshje me Liteksin, ka vendosur t’i japë një mundësi shkodranit.

Çani dhe Salihi nuk janë ftuar për këtë ndeshje, ndaj dhe tekniku italian ka vendosur të afrojë Bekim Balën. Bomberi shkodran që aktivizohet te Sparta e Pragës pritet të ketë disa minuta në dispozicion në miqësoren ndaj Gjeorgjisë.

Nga Superliga shqiptare nuk ka ndonjë risi, ndërsa në mbrojtje pritet të debutojë futbollisti i Empolit, Elsid Hysaj.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit