Ne fokus/ Bumçi takon Duken per Ligen mbarëshqiptare | ||||
|
Jo vetëm reagime përpara kamerave e mikrofonave. Tani, radhën e kanë takimet zyrtare të krerëve të institucioneve për një nismë të re dhe të vjetër, ndonëse ndër më të vështirat. Për një ligë të përbashkët futbolli mes Shqipërisë e Kosovës janë takuar Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Aldo Bumçi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kjo ndodhi në zyrën e Bumçit, në ministri, ndërsa dy palët diskutuan se çfarë mund të bëhet konkretisht. Presidenti Duka tregon : “Problemi është pikërisht njohja e Kosovës nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s dhe duhet trokitur fort në dyert e tyre për të bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre”. “Dëshira e të gjitha është që Shqipëria e Kosova të luajnë bashkë, personalisht mendoj që përfaqësuesja, çfarë që do të ndodhë të jetë një dhe këtë e kemi realizuar tashmë, ndaj uroj dhe shpresoj të vazhdojë kështu gjithmonë”, shtoi presidenti i FSHF-së. Ideja e hedhur jo vetem nga Berisha, por edhe nga Aleanca Kuqezi e opozita me pare nuk pengohen nga asnje faktor brenda kufijve apo ne Kosove, por nga statutet dy organizmat e futbollit europian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, te cilat nuk e lejojnë zhvillimin e një aktiviteti të tillë, pasi të dyja vendosin si kusht OKB-në. Në fillim, Kosova duhet të jete nje vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, pas kesaj te anëtarësohet në dy organizmat me te larte te futbollit europian dhe botëror. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4215 |