Sali Berisha : Ligë e përbashkët Kosovë-Shqipëri |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 05 Janar 2013 16:13 |  |  |  | |
Ideja e kryeministrit Berisha për një Ligë të përbashkët futbolli Shqipëri-Kosovë është mirëpritur në Prishtinë. Në Ministrinë e Sporteve në Kosovë janë shfaqur të gatshëm të diskutojnë për këtë temë. Po pretendon se propozoi një ligë të përbashkët futbolli Kosovë – Shqipëri goxha kohë para Sali Berishës. Madje, kryetari i klubit Prishtina, Remzi Ejupi thotë se për këtë punë i shkroi kryeministrit, dhe FSHF-së, në dhjetor 2011. Ai po shfaq rezerva se ky projekt do të realizohet, tashti kur për të foli edhe Berisha. Ideja e Berishës po pëlqehet edhe në federatën e futbollit të Kosovës, por këtu thanë se mund të ketë pengesa. Në Ministrinë e Sportit shfaqën gatishmëri të bisedojnë për këtë qështje. “Ne duhet të presim propozimet dhe modalitetet dhe me ta”-thotë zëdhënësi i MKRS-së Shkelzen Dragaj. Berisha ka angazhuar ministrin e sportit Aldo Bumci që për këtë punë, bashkë me homologun e tij kosovar, të hartojë një projekt.
 |