Kombetarja/ Kameruni favorit përballë Shqipërisë | ||||
|
Shqipëria do të zhvillojë miqësoren e luksit me Kamerunin në Gjenevë, me synimin për të testuar lojtarë dhe skema të reja në kuadër të rinovimit të Kombëtares. Megjithatë, trajneri Gianni De Biasi nuk e ka fshehur dëshirën që të marrë edhe një rezultat pozitiv. Kjo pavarësisht faktit se kundërshtarët udhëhiqen në fushë nga një emër shumë i madh i futbollit botëror si Samuel Eto’o. Kundër Shqipërisë, trajneri Jean-Paul Akono po vazhdon punën me rinovimin e skuadrës pas dështimit në Kupën e Afrikës përballë një kundërshtari modest si Kepi i Gjelbër. Gjithsesi, sipas kompanive të basteve, ekipi afrikan cilësohet si favorit absolut për të fituar kundër Shqipërisë. Fitorja e Kamerunit kuotohet me koeficientin 1,7. për të gjithë të apasionuarit e basteve, kjo përkthehet si një fitore e mundshme. Në anën tjetër, fitorja e Shqipërisë jepet me kuotën 4,5, ndërsa barazimi ka koeficientin 3,4. Sipas përllogarive të bëra nga “bookmakers”-at, rezultati më i mundshëm është barazimi 1-1, që ka koeficientin 6. Ndërkohë, më pas mes rezultateve më të mundshëm të ndeshjes Shqipëri-Kamerun vijnë barazimi 0-0 dhe fitoret 1-0, 2-0 e 2-1 të afrikanëve, të treja me koeficientin 7. Mes rezultateve të sakta, fitoret e Shqipërisë kanë kuota dukshëm më të larta: triumfi 1-0 i kuqezinjve ka koeficientin 12 ndërsa ai 2-0 jepet me 15. Gjithmonë sipas basteve, Kameruni ka shanset më të mëdha që të shënojë i pari, me koeficientin 1,55 kundrejt atij 2 të Shqipërisë. “Luanët” shihen si më të avantazhuar për të kryesuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa parashikohet që numri më i madh i golave në këtë miqësore të shënohet në fraksionin e dytë të lojës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4335 |