Brazil 2014/ Shqipëria mund Slloveninë 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 17 Tetor 2012 17:42 |  |  |  | |
Shqipëria i ka dhene lamtumiren ne menyren me te mire stadiumit te vjeter “Qemal Stafa” ne takimin e saj te fundit, duke fituar 1-0 perballe tabuse Slloveni ne eliminatoret e botërorit. Nje ndryshim rrënjësor per kuqezinjte qe vinin pas nje humbje shokuese disa dite me pare me Islandën. Nje formacion i ndryshuar nga De Biasi duke ndrequr pikat e dobeta, porte, mbrojtje mesfushe dhe nje agresivitet qe nga minuta e pare ne kërkim te rrjetës kundërshtare. Nje reflektim i menjëhershëm dhe nje deshire e madhe per ta fituar ndeshjen perballe Sllovenise, e cila nuk ishte ajo skuader e dikurshme qe kishte fituar 3 here dhe kishte marre dy barazime perballe Shqipërisë. Edhe pse ne nje terren te veshtire dhe nje prapavije e kujdeshme nga skuadra e Stojanovic, kuqezinjtë arriten te finalizonin aksionet e tyre ne minuten e 36’ kur Roshi, nje motor i vertete ne fushe arriti te mposhte portierin kundërshtar. Edhe pjesa e dyte filloi me te njejtin rritem nga djemte e De Biasit kur perseri mesfushori i Frankfurt mund te shenonte golin e dyte nese Handanovic nuk do te ishte treguar i vemendshem. Minutat e fundit edhe pse kishin veshtiresi Shqipëria arriti te administronte rezultatin kjo fale edhe ndërhyrjes se trajnerit per te përforcuar rezultatin. Përfundimisht fitore minimale, por mese e merituar per Shqipërinë e cila shkon tashme ne kuoten e 6-pikeve ne renditjen e grupit E.
Takimi i ardhshëm i kombëtares shqiptare ne grupin eliminator do te jete ne 22-mars te vitit te ardhshëm ne Norvegji. Kliko per te pare permbledhjen e ndeshjes Shqiperi-Slloveni 1-0
 |