HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gjermani/ Altin Lala, lamtumirë futbollit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Tetor 2012 15:47   pdfShtypEmail
Altin_LALA_1Altin Lala i jep fund karrierës si futbollist. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, që ka shkëlqyer si profesionist në Gjermani, duke luajtur për vite me radhë në nivele të larta është detyruar të varë këpucët në gozhdë për shkak të një dëmtimi serioz në gju.

36-vjeçari e mbyll në këtë mënyrë karrierën te ekipi i dytë i Bayern Munich, në të cilin u transferua gjatë verës që kaloi pas aktivizimit 14 vjeçar te Hannover-i.


“Personalisht dua ta falënderoj Altinin dhe më vjen shumë keq që ai nuk do të jetë më në dispozicion të skuadrës. Pavarësisht moshës së Lalës, kur karriera e një lojtari merr fund për shkak dëmtimi të vjen gjithmonë keq. Ne te Bayern-i i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe gjithë të mirat për të ardhmen”, tha trajneri Mehmet Scholl në faqen e klubit bavarez.


Tekniku 41-vjeçar ishte personi që këmbënguli më tepër për ta afruar Lalën te skuadra e dytë e Bayern-it, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për eksperiencën që kishte, por edhe si një shembull për yjet e rinj në “Alianz Arena”.


36-vjeçari Lala, që mban edhe rekordin me 79 prezenca në Kombëtaren shqiptare ka luajtur vetëm tre ndeshje gjatë këtij sezoni në radhët e skuadrës së dytë të Bayernit.


Tashmë ai do ti nënshtrohet një operacioni në Hannover, aty ku ndodhet edhe familja e tij, e për rreth pesë muaj do të punojë për rehabilitimin e gjurit.


Me tërheqen nga futbolli të Altin Lalës, përfundon karriera e një prej lojtarëve më të spikatur shqiptarë, por edhe një prej emrave me të dashur në Gjermani. Kjo për faktin se Lala luajti nga viti 1998 deri më 2012-ën vetëm me ngjyrat e një skuadre, diçka që ndeshet gjithmonë e më rallë në futbollin modern.


Në 181 ndeshje të Bundesligës me Hannoverin, Lala ka arritur të shënojë vetëm një gol.

busy
komente