Kombetarja/ Gianni De Biazi publikon listen, rikthehet Curri | ||||
|
24 futbollistë për të synuar të paktën 4 pikë, ose për të realizuar paraqitjen e jashtëzakonshme me 6 pikë të plota. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi publikoi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për sfidat e radhës në kualifikueset e Botërorit 2014. Spikat rikthimi në skuadër i Debatik Currit, që më në fund duket se është rikuperuar plotësisht dhe tashmë do të jetë i gatshëm të japë kontributin për skuadrën përfaqësuese. 28-vjeçari kthehet në Kombëtare pas më tepër se një viti, pasi ndeshjen e fundit që ka luajtur ka qenë ajo e kualifikueseve të Euro 2012 më 2 shtator 2011. Curri ka kaluar problemet në gju dhe mund të vihet në dispozicion të trajnerit De Biasi për të parën herë. Në portë, tekniku kuqezi ka grumbulluar të zakonshmit Samir Ujkani, Etrit Berisha e Orges Shehi. Ndërkohë, në mbrojtje përveç Currit, janë edhe Cana, Dallku, Mavraj, Andi Lila, si edhe Osmani, Arapi e Veliu. Konkurrenca mbetet e madhe edhe në mesfushë, ku konfirmohen Bulku, Meha, Kukeli, Agolli e Vila, ndërsa hapësira kërkojnë edhe Roshi, Hyka, Lilaj dhe i rikthyeri Gilman Lika. Në sulm De Biasi vazhdon të përzgjedhë katër sulmues, që janë Salihi Sadiku, Bodgani dhe Edgar Çani. Dy ndeshjet e radhës në Grupin E të kualifikueseve të Botërorit 2014 Shqipëria i luan në Tiranë. Në datën 12 tetor kundër Islandës dhe më 16 përballë Sllovenisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4609 |