Ne fokus/ ‘New York Times’, analizon ndeshjen Zvicer-Shqiperi | ||||
|
Zhurma e takimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në futboll ka mbërritur përtej Atlantikut. ‘New York Times’ në seksionin e saj të sportit vendos theksin tek talentet kosovare të Zvicrës, që në pamundësi për të zgjedhur Kosovën, luajnë për të tjera ngjyra. Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan ‘New York Times’. Më tej, gazeta e famshme amerikane flet për prezencën e dy të tretave të lojtarëve me origjinë shqiptare, ndërsa në shkallët e stadiumit raporti shqiptarë-zviceranë ishte tre me një dhe përmend faktin që Shaqiri e Xhaka nuk kënduan himnin e Zvicrës. ‘New York Times’ shkruan se 9 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë atë mbrëmje të 11 shtatorit kishin vendlindje apo origjinën nga Kosova, ish-provinca jugosllave, banorët e së cilës janë shqiptarë etnikë, vijon prestigjozja amerikane. Gazeta amerikane vlerëson si arritje lejimin e Kosovës të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe duke përmendur fjalën e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrit e cilëson atë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë. Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4572 |