Lamtumire Bujar Cani, ylli Partizanit e Kombetares | ||||
|
Ne moshen 66 vjecare ka nderruar jete Bujar Cani nje nga yjet e futbollit te Partizanit dhe ekipit tone Kombetar te viteve '70. Bujar Cani ka hyre ne historine e futbollit shqiptar si nje mbrojtes modern per kohen me cilesi te larta ne pergatitjen fizike, lojen ne ajer dhe mbi te gjitha inteligjent dhe mjaft profesional ne fushen e lojes. Cani fitoi disa tituj Kampion Kombetar dhe Kupa te Shqiperise ne radhet e Partizanit i cili ne ato vite kishte ne perberje futbolliste te medhenj si Panajot Pano, Ramazan Ragami, Saba Bizi etj. Krahas me ekipin e mirenjohur te kryqytetit, Partizani, Bujari zhvilloi edhe disa takime nderkombetare me perfaqesuesen tone duke u perballur me sulmuesit me te shquar te Botes ne ate kohe, ku pa dyshim ne kujtesen e te gjithe sportdashesve shqiptare do te mbetet ballafaqimi me Gerd Myler sulmuesin e madh te Kombetares se Gjermanise. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti i saj Armand Duka kane ngushelluar familjen per humbjen e njeriut te tyre shtrenjte dhe gjithe boten e futbollit shqiptar per largimin nga jeta te nje ish futbollisti te shquar e me vyrtyte te larta. ( Bujar Cani, i treti ne foto ne radhe pas Panos dhe portjerit Dinella) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4517 |